“Testimi me dy gishta”, ushtria e Indonezisë i jep fund testit të virgjërisë për rekrute - Gazeta Express
string(85) "testimi-me-dy-gishta-ushtria-e-indonezise-i-jep-fund-testit-te-virgjerise-per-rekrute"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2021 8:34

“Testimi me dy gishta”, ushtria e Indonezisë i jep fund testit të virgjërisë për rekrute

Lajme

Gazeta Express

06/08/2021 8:34

Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë mirëpritur atë që po shihet si punë e kryer në ushtrinë indoneziane për t’i dhënë fund testimit për virgjëri për rekrutet, procedurë që është kritikuar për një kohë të gjatë.

Në Indonezi, kjo procedurë njihet edhe si “testimi me dy gishta”, sepse gjatë ekzaminimit, mjeket i vendosnin dy gishta në vaginën e kandidates për të kontrolluar nëse cipa e virgjërisë është ende e paprekur. Ato që shpalleshin jo të virgjëra refuzoheshin për t’u anëtarësuar në ushtri.

Në një telekonferencë me komandantët ushtarakë nga pjesë të ndryshme të vendit, komandanti i përgjithshëm, Gjeneral Andika Perkasa dha shenjë për përfundimin e praktikës së vjetër me dekada dhe tha se gratë do të rekrutohen në të njëjtën mënyrë si burrat.

Gjenerali Perkasa tha se rekrutet do të përzgjidhen në bazë të aftësisë për ta ndjekur procesin e edukimit ushtarak. “Nuk do të ketë më ekzaminim jashtë këtij qëllimi. Ka gjëra që nuk janë relevante dhe ne s’mund ta bëjmë më atë lloj ekzaminimi. Duhet ta bëjmë ekzaminimin e njëjtë për rekrutet siç e bëjmë për rekrutët”, tha ai.

Në disa raste, testi vaginal kryhej edhe te të fejuarat e oficerëve ushtarakë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Andreas Harsono, hulumtues indonezian për organizatën “Human Rights Watch”, tha se ushtria është duke e bërë gjënë e duhur.

“Tani është përgjegjësi e komandantëve territorialë dhe të batalioneve që t’i ndjekin urdhrat dhe ta njohin natyrën joshkencore dhe abuzuese të kësaj praktike”, tha Harsono.

Advertisement
Advertisement
Advertisement