Kjo është përbërja e re e Kryesisë së PDK-së - Gazeta Express
string(44) "kjo-eshte-perberja-e-re-e-kryesise-se-pdk-se"

Kjo është përbërja e re e Kryesisë së PDK-së

Lajme

Gazeta Express

05/08/2021 21:13

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot Kryesinë e re të partisë, shkruan Gazeta Express.

Kreu i partisë, Memli Krasniqi në konferencë për media ka deklaruar se me shumicë votash është votuar propozimi i tij për Kryesinë e re.

Lexo Edhe:

Anëtarët e rinj të Kryesisë së partisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Ndërkaq, sot PDK-ja ka zgjedhur edhe nënkryetarët e partisë. Katër nënkryetarët e rinj të kësaj partie janë Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Ndërsa sekretar i PDK-së është zgjedhur Bajrush Xhemajli.

“Falënderoj të gjithë dhe shpreh bindjen dhe vullnetin tim se kemi një ekip të jashtëzakonshëm. Jam i nderuar për të gjithë njerëzit që kanë pranuar t’i bashkohen PDK-së në këtë fazë. Rikthimi i PDK-së për të marrë besimin e qytetarëve fillon sot dhe unë kam një ekip të cilit i besoj. Në ditët në vijim do t’i shihni aktivitetet që na presin, nesër do të mbledh kryesinë për mbledhjen e parë konstituive, dhe për të vazhduar me vendime të rëndësishme që na presin si kryesi dhe për zgjedhjet lokale të 17 tetorit”, ka thënë Krasniqi.

Zgjedhja e Kryesisë së re të PDK-së, ka ardhur pas mbajtjes së Konventës më 3 korrik të këtij viti e ku kryetar i partisë u zgjodh Memli Krasniqi. /Express/