Atletja e SHBA-së Sydney McLaughlin e ka fituar medaljen e artë olimpike në 400 metra me pengesa, duke e thyer njëkohësisht rekordin e vet botëror me një vrapim mbresëlënës në Tokio 2020.
McLaughlin, 21 vjeçe, ishte e pakapshme për kundërshtaret dhe e arriti cakun për 51.45 sekonda, gati gjysmë sekonde më shpejt se rekordi i vet i deritanishëm botëror, raporton Gazeta Express.
?? WORLD RECORD ??
— World Athletics (@WorldAthletics) August 4, 2021
5️⃣1️⃣.4️⃣6️⃣@GoSydGo destroys her own 400m hurdles world record to claim the #Olympics title in spectacular fashion.#Tokyo2020 #athletics pic.twitter.com/bwoA3tYrmG
Rivalja dhe bashkëkombësja e saj Dalilah Muhammad e fitoi medaljen e argjendtë.
31-vjeçarja, që po përpiqej ta mbronte titullin e kampiones olimpike në këtë garë, doli e dyta me kohën 51.58 sekonda.
Holandezja Femke Bol e fitoi medaljen e bronztë, pasi përfundoi e treta.
“Ende nuk mund të arrij ta kuptoj që e theva rekordin botëror. Jam e sigurt që më vonë do ta kuptoj dhe do të festoj”, tha McLaughlin.
“Jam tejet e lumtur. Çfarë gare e madhe”, shtoi ai. /Gazeta Express/