Qerimaj triumfon në baterinë B, por shumë larg zonës së medaljeve - Gazeta Express
string(64) "qerimaj-triumfon-ne-baterine-b-por-shume-larg-zones-se-medaljeve"

Sport

Gazeta Express

31/07/2021 9:39

Qerimaj triumfon në baterinë B, por shumë larg zonës së medaljeve

Sport

Gazeta Express

31/07/2021 9:39

Pas emocioneve të forta që na dhuroi Briken Çalja në peshëngritje, ku vetëm për një kilogram nuk arriti të marrë medaljen olimpike, radhën për të garuar në Tokio e kishte shtangisti shkodran Erkand Qerimaj.

Ky i fundit garoi në baterinë B në peshën deri në 81 kilogram dhe bëri një paraqitje të mirë, duke e mbyllur në krye me 338 kilogram të ngritura në dygarësh, teksa tani pret konkurrimin në baterinë A, për të mësuar edhe pozicionimin final.

Peshëngritësi 33-vjeçar e nisi me 151 kilogram në stilin e shkëputjes dhe ia doli me sukses, teksa po kaq mirë bëri edhe në dy provat e radhës me 155 dhe 15 kilogram të ngritura, ose 17 kilogram më tepër se ndjekësit më të afërt.

Jo aq e mirë performanca e Erkand Qerimajt në shtytje, pasi ngriti me sukses 181 kilogram në provën e parë, por më pas dështoi në dy të radhës për të ngritur përkatësisht 185 dhe 187 kilogramë, duke mbyllur dy-garëshin me 338 kilogram në total.

Aktualisht po zhvillohet konkurrimi në baterinë A dhe vetëm pas tij do të mësohet edhe pozicionimi final i Erkand Qerimajt, megjithatë shanset për të qenë pjesë e zonës së medaljeve janë thuajse zero. /SS/

Advertisement
Advertisement
Advertisement