Dieter Brummer, aktori shumë i njohur për rolin e tij si Shane Parrish në projektin dramë ”Home and Away”, ka vdekur në moshën 45-vjeçare.
Brummer u gjet i vdekur në një shtëpi në Sidney. Policia e NSW konfirmoi se gjeti trupin e një burri 45-vjeçar në një shtëpi.
Steve Comey, aktori i njohur, lëshoi një deklaratë në emër të familjes së Brummer, duke konfirmuar vdekjen.
“Ne humbëm Dieter-in tonë të bukur, të talentuar, qesharak, të komplikuar dhe të dashur. Ai ka lënë një boshëllek në jetën tonë dhe bota jonë nuk do të jetë kurrë e njëjtë”, tha ai.

Ekipi i prodhimit të “Home and Away” dhe Channel 7 thanë se ishin tepër të trishtuar nga vdekja e parakohshme e aktorit.
“Dieter ishte një anëtar i kastit shumë i dashur për “Home and Aëay”. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të Dieter gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, thanë ata.
Brummer ishte i njohur në ”Home and Away” gjatë viteve 1990, duke luajtur dashurinë e Angel Brooks të Melissa George. Më vonë, ai u shfaq në shfaqje të tjera televizive australiane duke përfshirë ”Neighbours” dhe ”Underbelly”.

Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...