Marcos Reus ka thënë se ndien keqardhje që Jadon Sancho u largua nga Borussia Dortmundi, por është shprehur i lumtur që tashmë ish-bashkëlojtari i tij e jetësoi ëndrrën për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.
Sancho nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare me Unitedit gjatë javës dhe Dortmundi do t’i fitojë 85 milionë euro nga shitja e tij, raporton Gazeta Express.
Reus, ndërkohë, po e shijon në maksimum fazën përgatitore. Kapiteni i Dortmund po punon fort dhe ndodhet në formë të mirë fizike.
Largimin e Sanchos nuk e ka pritur mirë, por verdhezinjtë e zëvendësuan lojtarin me holandezin Donyell Malen.
“Kam vënë re diçka, sa më shumë kohë të kemi në verë për t’u përgatitur për sezonin e ri, aq më mirë është për mua. Kam nevojë për një gjë të tillë, për të arritur formën maksimale gjatë sezonit dhe për të zhvilluar futbollin tim.
Në lidhje me Sanchon, ai shtoi: “Më vjen që Jadon u largua, ai i ka dhënë shumë klubit tonë, por jam i lumtur që realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë. Nuk jam takuar akoma me Malen, do e presim me krahë hapur sapo të vijë këtu“.