Ish-bashkëlojtari i Rashicës i propozon martesë të dashurës në transmetim direkt në TV - Gazeta Express
string(86) "ish-bashkelojtari-i-rashices-i-propozon-martese-te-dashures-ne-transmetim-direkt-ne-tv"

Futboll

Gazeta Express

25/07/2021 21:58

Ish-bashkëlojtari i Rashicës i propozon martesë të dashurës në transmetim direkt në TV

Futboll

Gazeta Express

25/07/2021 21:58

Ylli i Union Berlinit Max Kruse e pati një ditë për ta mbajtur në mend të dielën.

Jo vetëm që i ndihmoi Gjermanisë ta mposhtë 3:2 Arabinë Saudite në Lojërat Olimpike, por pas ndeshjes, derisa po fliste drejtpërdrejt në televizion, ai i propozoi martesë të dashurës së vetë, raporton Gazeta Express.

Dhe e dashura e tij nuk ngurroi t’i thotë po yllit gjerman.

Gjermania e mundi Arabinë Saudite për t’i mbajtur gjallë shpresat për medalje olimpike.

Pasi e humbi ndeshjen e parë 4:2 kundër Brazilit, Gjermania e tejkaloi pengesën saudite falë një goli nga Nadiem Amiri dhe dy golave nga Ragnar Ache.

Pas ndeshjes, Kruse i propozoi të dashurës së vetë drejtpërdrejt në televizion. Ai e hoqi fanellën për ta shfaqur një mesazh, ra në gjunjë dhe e pyeti atë nëse do të pranonte të bëhej gruaja e tij.

“Në fakt doja të prisja derisa ta shënoja një gol, por kush e di se a mund të shënoj”, tha Kruse për Sportschau.

E dashura e tij është kurde, prandaj mbishkrimi në fanellën e tij të brendshme në gjuhën kurde nënkuptoi: “Të dua. Do të martohesh me mua?”

Raportohet se ajo i ka thënë “Ere” atij, që në shqip nënkupton “Po”.

Kruse dhe yllin i Kosovës Milot Rashica i kaluan disa vite së bashku në Werder Bremen, para se gjermani të largohej në drejtim të Fenerbahces për t’u kthyer në Bundesligë te Union Berlin më vonë.

Edhe Rashica e la Werderin e rënë nga Bundesliga këtë verë për t’iu bashkua Norwich City në Premierligë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement