Pamje nga asisti fantastik i Zhegrovës në fitoren e Baselit kundër Grasshoppers - Gazeta Express
string(79) "pamje-nga-asisti-fantastik-i-zhegroves-ne-fitoren-e-baselit-kunder-grasshoppers"

Futboll

Gazeta Express

25/07/2021 21:08

Pamje nga asisti fantastik i Zhegrovës në fitoren e Baselit kundër Grasshoppers

Futboll

Gazeta Express

25/07/2021 21:08

Edon Zhegrova ka asistuar si zëvendësues në fitoren e Baselit 2:0 ndaj Grasshoppers në ndeshjen hapëse të sezonit të ri 20121/22 në Superligën e Zvicrës.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova u fut në lojë nga stoli për të asistuar të goli i parë i sezonit për Baselin, i shënuar nga Sebastiano Esposito në stadiumin Letzigrund në Zurich, raporton Gazeta Express.

Darian Males u largua nga fusha pas përfundimit të pjesës së parë për t’i liruar vend Zhegrovës kur rezultati ishte baras pa gola. 22-vjeçari ndikoi në ndryshimin e rrjedhës së lojës për vizitorët për t’ia shpaguar besimin trajnerit të vet, Patrick Rahmen.

Baseli kaloi në epërsi në minutën e 54-të falë një autogoli nga Leonardo Campana.

Esposito, i cili iu bashkua Baselit nga Interi këtë verë, e dyfishoi epërsinë e Baselit me golin e tij debutues. Sulmuesi i ri italian e futi topin në rrjetë me një goditje me kokë pas harkimi nga Zhegrova në minutën e 70-të.

Baseli e nisi sezonin e ri me fitore dhe mban vendin e parë në javën e parë.

Zhegrova synon që këtë sezon të shpërthejë dhe të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, pasi pati një fushatë të mirë edicionin e kaluar 2020/221 duke i shënuar pesë gola dhe shtatë asiste në 32 ndeshje në të gjitha garat. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement