Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të Lezhës ku 3 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “lagja e ish frutores”.
Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa raportohet për të paktën dy të plagosur. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.