ShBA-ja do radar në Britani për t'i vëzhguar objektet 36.000 kilometra larg - Gazeta Express
string(74) "shba-ja-do-radar-ne-britani-per-ti-vezhguar-objektet-36-000-kilometra-larg"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2021 9:32

ShBA-ja do radar në Britani për t’i vëzhguar objektet 36.000 kilometra larg

Lajme

Gazeta Express

17/07/2021 9:32

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që të vendosin një sistem të ri radarësh në Britaninë e Madhe për t’i vëzhguar objektet në largësi më të madhe në hapësirë.

Forca e Hapësirës e Shteteve të Bashkuara është duke zhvilluar një sistem global për identifikimin e caqeve të mundshme që ndodhen deri në 36.000 kilometra larg, në zonat e hapësirës së thellë, ku ndodhen shumë satelitë ushtarakë.

Përpos në Britani të Madhe, ky sistem i radarëve mund të vendoset edhe në Teksas të ShBA-së dhe në Australi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se radari i ri ka kapacitet për ta bërë hapësirën më të sigurt.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i kanë akuzuar Rusinë dhe Kinën për zhvillimin e armëve që do të mund të përdoreshin për t’i shkatërruar satelitët.

Vetëm vitin e kaluar, mbi 1.000 satelitë të rinj janë lëshuar në hapësirë, përfshirë dhjetë nga ushtria e Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara tashmë kanë në funksion një sistem paralajmërues për hetimin e raketave balistike në hapësirë. Megjithatë, radarët e këtij sistemi mund t’i vërejnë objektet vetëm deri në 20.000 kilometra larg, ndërsa sistemi i ri do ta rriste këtë largësi deri në 36.000 kilometra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement