Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar sot kundër COVID-19.
Vitia ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Vitia ka ftuar edhe qytetarët tjerë që të vaksinohen kundër COVID-19 me vaksinën AstraZeneca, duke deklaruar se ajo është e certifikuar dhe e sigurtë.
Ndërsa, kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë vendim që qytetarët të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Të gjithë ata që kanë dashur të vaksinohen me vaksinën e Pfizer, janë kthyer dje prapa pa u vaksinuar.
Vaksina Pfizer do t’u jepet vetëm atyre që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.


Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...