TikTok po rrit kufirin e gjatësisë së videos nga 60 sekonda në 3 minuta - Gazeta Express
string(71) "tiktok-po-rrit-kufirin-e-gjatesise-se-videos-nga-60-sekonda-ne-3-minuta"

TikTok po rrit kufirin e gjatësisë së videos nga 60 sekonda në 3 minuta

AutoTech

Gazeta Express

02/07/2021 17:20

TikTok së shpejti do t’u japë përdoruesve mundësinë për të krijuar video më të gjata. Kompania po zgjat gjatësinë maksimale të klipeve nga 60 sekonda në tre minuta.

Menaxheri i produktit Drew Kirchhoff tha se ndryshimi do të hapte rrugën për tregime dhe argëtime më të pasura në aplikacion:

Lexo Edhe:

Shpesh ky rrjet social është kritikuar nga përdoruesit e shumtë të saj, sepse ata duan më shumë minuta në videot e tyre.

Me video më të gjata, krijuesit do të kenë mundësi më shumë për tu argëtuar.

Kompania ka ndarë disa shembuj se si krijuesit kanë eksperimentuar me video më të gjata:

Videot e TikTok fillimisht u kufizuan në një maksimum prej 15 sekondash, por kufiri u zgjat më vonë në një minutë.

Zgjerimi i TikTok në tre minuta mund të ndihmojë në diferencimin e aplikacionit nga rivalët e tij më të rinj, si dhe rritjen e konkurrencës me gjigantin streaming YouTube.

Por gjithashtu mund të humbasë një pjesë të sharmit të formatit më të shkurtër.