Rrjeti i njohur social, Instagram, ka lëshuar veçorinë e re të postimit të fotografive nga uebfaqja në versionin desktop.
Kjo konsiderohet arritje e madhe, pasi deri tash rrjeti social mundësonte postimin vetëm përmes pajisjeve mobile.
Kompania ka konfirmuar opsionin duke thënë se po e teston në gjithë botën.

Megjithatë, duke nisur nga kjo javë, disa përdorues kanë nisur të shpërndajnë fotografi duke treguar se në versionin e kompjuterit tashmë është shtuar butoni nga i cili mund të bëhen postime të fotografive.
Lëvizja e Instagramit e bën tash dizajnin e këtij rrjeti social edhe më të ngjashëm me Facebookun.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...