E trishtë/ Shoferi shqiptar ndërron jetë në bordin e tragetit “Claudia” - Gazeta Express
string(68) "e-trishte-shoferi-shqiptar-nderron-jete-ne-bordin-e-tragetit-claudia"

E trishtë/ Shoferi shqiptar ndërron jetë në bordin e tragetit “Claudia”

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 14:17

Një pasagjer shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme në bordin e tragetit “Claudia” që ishte nisur nga qyteti i Ankonës në Itali.

Trageti duhet të mbërrinte si gjithmonë, rreth orës 08:00 në vendin tonë, por sot ka mbërritur rreth orës 13:30 për shkak të ngjarjes së rëndë.

Lexo Edhe:

Neësbomb Albania mëson se një shofer shqiptar që merrej me transport, ka pësuar atak kardiak teksa trageti ndodhej në ujërat italiane.

Për këtë arsye, kapiteni e ka ndaluar tragetin në mes të detit, deri sa ka mbërritur helikopteri italian i ndihmës së shpejtë. Por fatkeqësisht, pavarësisht transportimit me urgjencë në spital, shqiptari humbi jetën.

E ndërsa është ankoruar në port, kapiteni italian i ka rënë sirenës në shenjë respekti për të ndjerin.