Në një makinë me Bledar Birçajn i ekzekutuar në Vlorë, përjashtohet polici i Antidrogës - Gazeta Express
string(86) "ne-nje-makine-me-bledar-bircajn-i-ekzekutuar-ne-vlore-perjashtohet-polici-i-antidroges"

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2021 19:07

Në një makinë me Bledar Birçajn i ekzekutuar në Vlorë, përjashtohet polici i Antidrogës

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2021 19:07

Granit Deromemaj, efektivi i Antidrogës që ishte në një makinë me biznesmenin vlonjat Bledar Birçaj në momentin kur ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, është përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Vendimi është firmosur nga Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, ndërkohë që përjashtimi i tij ka lidhje me faktin se ai nuk reagoi në momentin që ndodhi ngjarja, edhe pse kishte armën e shërbimit me vete. Gjithashtu ai akuzohet se kishte dijeni që Birçaj lëvizte me armë pa leje në makinë, por e ka fshehur këtë fakt.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Deromemaj ka thënë se njihej me viktimën prej kohësh. Ngjarja ndodhi në 11 maj të këtij viti në Vlorë, ku viktima Bledar Birçaj u ekzekutua në makinën e tij. Në të njëjtin mjet ishin edhe efektivi Deromemaj dhe një kushëri i viktimës, të cilët fatmirësisht i shpqtuan plumbave.