Nuk gjeti emrin në listë, Kulluri: Komunistët Basha, Bardhi dhe Gjana duhet të zhduken nga PD - Gazeta Express
string(90) "nuk-gjeti-emrin-ne-liste-kulluri-komunistet-basha-bardhi-dhe-gjana-duhet-te-zhduken-nga-pd"

Nuk gjeti emrin në listë, Kulluri: Komunistët Basha, Bardhi dhe Gjana duhet të zhduken nga PD

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2021 17:04

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, nuk e ka gjetur emrin e tij ditën e sotme në listën e votuesve të PD-së, ku po votohet për kryetarin e ri të partisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se arriti të votonte vetëm pasi Komisioni Zgejdhor i degës së PD nr.2 në Tiranë arriti t’ia mundësonte të drejtën e votës, teksa hedh akuza të forta ndaj drejtuesve të partisë.



Te dashur miq! Pavaresisht vullnetit te mire te komisionit zgjedhor te deges se PD nr. 2 Tirane qe me mundesoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listen e votuesve te Partise Demokratike!

Pas kesaj masakre zgjedhore brenda partise me te madhe te opozites 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD!

Lexo Edhe:

Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit”, shkruan Kulluri.