Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e SHÇBA kanë finalizuar një operacion ku si rezultat kanë arrestuar kolegun e tyre, Lavdosh Meta.
Efektivi i “Shqiponjave” është 38 vjeç, i lindur në Fier dhe banues në Sarandë. Meta dyshohet si një person i përfshirë në trafikun e drogës, ndërkohë që duhet të ishte ai që lufton grupet dhe bandat e drogës.
Me anë të një vëzhgimi në rrjete sociale me emrin e tij, vërehet qartë jeta luksoze e tij nëpër bare dhe restorante të njohura.
Nga fotot vihen re vizitat e shpeshta të tij në kafen “The Boss”, në Lungomaren e Vlorës, në pronësi të shtetasit Bledar Birçaj, të ekzekutuar në një atentat mafioz në datën 10 Maj të këtij viti. Nuk dihet nëse është rastësi apo ka pasur lidhje mes tyre.