E pushuan nga puna, i moshuari vret shefin - Gazeta Express
string(41) "e-pushuan-nga-puna-i-moshuari-vret-shefin"

Gazeta Express

11/06/2021 11:11

E pushuan nga puna, i moshuari vret shefin

Gazeta Express

11/06/2021 11:11

Një 86-vjeçar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vrau shefin e tij, pasi mësoi se do të largohej nga puna.

Felix Barbera nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj shefit kur nuk iu pranua kërkesa që të vazhdonte punën edhe një vit tjetër në fabrikën e sheqerit, ku kishte punuar për 31 vite.

I moshuari u arrestua në vendngjarje dhe akuzohet për vrasje. Të shtunën do të dalë përpara gjykatës.