A është piramida e Antarktikes më e vjetra në Tokë - Gazeta Express
string(50) "a-eshte-piramida-e-antarktikes-me-e-vjetra-ne-toke"

Mistere

Gazeta Express

10/06/2021 2:06

A është piramida e Antarktikes më e vjetra në Tokë

Mistere

Gazeta Express

10/06/2021 2:06

Piramida më e vjetër në Tokë është e fshehur nën borën dhe akujt e thellë të Antarktikes, thonë teoritë e konspiracionit, e tashmë atë e ka thënë edhe History Channel

Teoricienët për jashtëtokësorët antik, të cilët shikojnë për piramida të fshehur në tërë globin, mendojnë se disa të tilla janë të fshehura në Antarktikë. Teoricienët konspirativ, në veçanti, flasin për një strukturë të paqartë afër malit Shackleton në kontinentin e akullit. “Piramida” në fjalë, është parë me imazhe satelitore, duket se ka katër anë që ngjasojnë me Piramidën e Madhe të Gizës.

Teoria jashtëzakonisht e çuditshme është prezantuar edhe në serialin e History Channel “Ancient Aliens”, të cilat hulumtojnë për teoritë e ndryshme dhe për fenomenet e jashtëtokësorëve.  

Episodi i parë i sezonit të 11 të “Ancient Aliens”, ka gjurmuar për mundësinë se si jashtëtokësorët e lashtë apo edhe civilizimet njerëzore i lanë ato. Autori i teorive të konspiracionit, David Childress i ka thënë Ancient Aliens, ku ka bërë një paralele duke thënë se piramida Shackleton mund të jetë më e vjetra në tokë.

“Nëse kjo piramidë gjigante në Antarktikë është një strukturë artificiale, më shumë mundësi do të jetë më e vjetra në planet, dhe, në fakt, ajo mund të jetë piramida kryesore e të gjitha piramidave në Tokë të cilat ngjasojnë me njëra tjetrën”, ka thënë ai, transmeton GazetaExpress.

“Në tërë botën kemi zbuluar prova dhe struktura të piramidave”, pajtohet një tjetër teoricien i konspiracionëve. “Ne duhet që të shikojmë për mundësitë e asaj që Antarktik ka qenë e banuar. Kemi të bëjmë me ndonjë civilizim të humbur? Apo astronautë antik? Apo, ndoshta, ky është monumenti më i vjetër i civilizimit tonë, që vjen nga Antarktida”.

Por teoria është sfiduar nga Dr Michael Salla, autor i “ Exopolitics Political Implications of the Extraterrestrial Presence”. Eksperti për jashtëtokësorë argumenton që piramida në Antarktik është vetëm një nyje në rrjetin global që gjenerojnë energji e që vendosën në mënyrë strategjike në tërë Botën.

Sipas një teorie popullore të konspiracionit struktura tre këndore vepron si gjenerator i energjisë dhe është ndërtuar me qëllim të transmetimit të një mase të energjisë pa tel. “Është bërë një hulumtim i gjerë për piramidat në tërë botën, në kuptimin e strukturës dhe asaj që a janë ato të vërteta”, thotë Dr Salla.

“Një nga teoritë është që këto piramida janë gjeneratorë energjie, kështu që këto piramida të vendosur rreth botës gjenerojnë energji, e ku është e mundur të krijohet një valë e përgjithshme në tërë botën që mund të cilësohet si transmetim i energjisë pa tel”.

Megjithatë, jo të gjithë që kanë parë episodin “Ancient Aliens” janë të bindur në këto teori të egra që janë prezantuar. “Bora ka mbuluar format e piramidës në Antarktidë, besoj që gjeologët këtë gjë e quajnë mal”, ka komentuar një person në YouTube me emrin Derrick.

“Ndihem sikur i kam humbur disa qeliza të trurit pasi që e kam parë këtë”, ka thënë Lazaros Tsakpounidis. “Nuk ka asnjë provë, vetëm një tufë autorësh të cilët i referohen vetës si teoricien jashtëtokësorë thonë se gjithçka në Tokë është e konspiruar nga disa jashtëtokësorë, viktima e fundit na qenka Antarktida”, ka thënë Mohammad Ziaul Mushtafa Khan.

“Ndoshta, gjeologët duhet të mësojnë nga këta të ashtuquajtur ekspert”, ka vazhduar ai.

Kështu, sipas gjeologëve, nuk ka asgjë të pazakonshme që një mal të këtë formë këndore.

Dr Mitch Darcy, një gjeolog pranë Qendrës për Hulumtime të Gjeo-shkencës në Postdam të Gjermanisë, argumenton që male të tilla njihen si nunatakë. Nunatakët paraqiten tek malet shkëmbore të cilët formohen në mënyrë të natyrshëm dhe kanë formë piramidale.

“Maja qartë janë të përbëra nga gurët, është rastësi që kjo maje ka një formë më të mprehtë”, ka thënë ai  IFLScience, duke shtuar se një “piramidë në Antarktik” që gjendet në malet Ellsworth, ka të njëjtën formë.

“Nuk është një formë e komplikuar, kështu që nuk është as speciale. Nga definicioni, është një nunatakë, e cila paraqet një maje me gurë që gjendet mbi një akullnajë apo një strukturë akulli. Kjo ka një formë piramide, por kjo nuk e bën atë të ndërtuar nga njeriu”. /GazetaExpress/