Zbulohet ‘taktika’ e Bill Gates, arsyeja pse voziste Mercedes dhe gjysmë ore më vonë Porsche - Gazeta Express
string(89) "zbulohet-taktika-e-bill-gates-arsyeja-pse-voziste-mercedes-dhe-gjysme-ore-me-vone-porsche"

Zbulohet ‘taktika’ e Bill Gates, arsyeja pse voziste Mercedes dhe gjysmë ore më vonë Porsche

Fun

Gazeta Express

09/06/2021 16:02

Bill Gates shkonte në punë me një veturë të markës Mercedes, ndërsa gjysmë ore më vonë dilte nga objekti me një veturë tjetër, Porsche.

“Porschen e sillte asistenti i tij dhe më pas Gates ‘zhdukej’ nga zyret”, ka treguar njëri nga punëtorët e Microsoft për një medium të huaj, ku shtoi se të gjithë mendonin se këtë e bënte gjithnjë kur takohet me gra tjera.

Ai gjithashtu shtoi se Gates shpesh shkonte në mbledhje që nuk ishin në agjendën e tij.

Gates kishte të nënshkruar kontratë me të gjithë punonjësit që të mos del asnjë gjë jashtë nga ajo që ndodh brenda apo rreth Bill Gates.

Sidoqoftë, duket se ish- gruaja e Bill Gates, Melinda, dëgjoi thashetheme në lidhje me lidhjen e tij, dhe siç thonë njerëz të afërt të çiftit, tensioni zgjati për një kohë të gjatë. Melinda dhe Bill jetuan të ndara për vite me radhë dhe vendimi për t’u ndarë u shty derisa vajza e tyre e vogël të mbaronte shkollën e mesme./Metro