Laura Fazliu eliminohet herët nga Botërori i xhudos - Gazeta Express
string(51) "laura-fazliu-eliminohet-heret-nga-boterori-i-xhudos"

Laura Fazliu eliminohet herët nga Botërori i xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

09/06/2021 14:46

Laura Fazliu është eliminuar herët nga Kampionati Botëror i xhudos, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Garuesja kosovare u eliminua qysh në rrethin e dytë, në garën që po mbahet në Hungari.

Fazliu e kaloi pa luftë rrethin e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ndërkaq, në rrethin e dytë u mposht nga braziliania Ketleyn Quadros.

Pa medalje kishin mbetur edhe garuesit tjerë, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha.

Ndërsa, suksesin më të madh e arriti Nora Gjakova, e cila e fitoi medaljen e bronztë në Botëror, medalja e parë ndonjëherë për këtë xhudiste në një eveniment të tillë.

Kjo ishte sprova e fundit e vërtetë për garuesit kosovarë para Olimpiadës së Tokyos, e cila do të mbahet këtë verë. /Gazeta Express/