Spanja i ka shënuar gol tjetër gol në miqësore Lituanisë.
Në minutën e tretë, ka shënuar mbrojtësi 21-vjeçar i Valencias, Hugo Guillamon, për 1-0.
Kurse tani, në atë të 24’, ka realizuar lojtari i Realit, Brahim Diaz, për 2-0.
Pak minuta më vonë, në atë të 30’, Ruiz kishte shansin të shënojë për 3-0, por dështoi nga pika e bardhë.
Për shkak të Sergio Busquets, që doli pozitiv me COVID-19, është izoluar e gjithë skuadra e Spanjës dhe për të mos prishur këtë miqësore sonte, Spanja vendosi që ta luajë me lojtarë të U-21, po ashtu dhe me trajnerin e ekipit U-21, raporton Gazeta Express.