Personi që shihni në foto është Bledar Birçaj, 40-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash mesditën e sotme në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë.
Bledar Birçaj i cili u ekzekutua ditën e sotme me breshëri kallashnikovi, ishte i shoqëruar në makinë nga një person tjetër. Burime bëjnë me dije se personi që ishte në makinë me Birçajn në momentin kur ka ndodhur atentatit është larguar me vrap.