Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës, në orën 10:00.
Në Kuvend pritet diskutimi dhe më pas vendimmarrja për ngritjen e Komisionit Hetimor pas kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kujtojmë se ditën e djeshme Komisioni i Ligjeve vendosi me 14 vota pro dhe 1 kundër që t’i propozojë Kuvendit ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e presidentit Meta dhe kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e tij pasi sipas tyre ka shkelur Kushtetutën gjatë fushatës zgjedhore.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
II.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave mbrojtëse të nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në seancë plenare.
IV.Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.