Pas zgjedhjeve të 25 prillit Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare.
Mbledhja pritet të nisë rreth orë 10:00 në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Sipas rendit të ditës, në seancë do të shqyrtohet disa projektligje të kthyera nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Rendi i Ditës:
Urdhër nr. 18, datë 03.05.2021 për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 04.05.2021, ora 10.00.
Në mbështetje të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021,
U r d h ë r o j:
Dekret nr. 12 055, datë 26.3.2021, “Për kthimin e ligjit nr. 30/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar”. 10. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 12.078, datë 6.4.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. 11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).
III.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave mbrojtëse të nevojshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në seancë plenare.
IV.Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.