Berisha: Edhe Izraeli ka ofruar garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve - Gazeta Express
string(84) "berisha-edhe-izraeli-ka-ofruar-garanci-per-lirimin-me-kusht-te-thacit-dhe-te-tjereve"

Berisha: Edhe Izraeli ka ofruar garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

Lajme

Gazeta Express

03/05/2021 21:04

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, ka bërë me dije për herë të parë se edhe Izraeli ka ofruar gatishmëri që të japë garanci për lirimin me kusht të ish-eprorëve të UÇK’së që po akuzohen në Hagë.

Berisha këtë pohim e ka bërë ekskluzivisht në ‘Pressing’ në T7, teksa ka thënë se gatishmëria e këtyre shteteve vjen si rezultat i raporteve të mira në kuadër të institucioneve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kemi ndërtu raporte miqësore, me punë zyrtare, që mbesin edhe sot e do na përcjellin ne te ardhmen. Në vija të komunikimi miqësor me persona që janë zyrtarë të shtetit të Kroacisë, kemi parë vullnet pozitiv të tyre, për të ofruar këtë garancë. Këtë e kemi bërë të ditur me atë qëndrim çfarë theksojmë. Kjo qëndron. Kjo duhet t’i vë në veprim institucionet e Kosovës, qoftë t’i inkurajojnë, apo të vënë kontakt, jo vetëm me Kroacinë. Këtë gatishmëri e kanë shpërfaqur edhe Austria edhe Sllovenia. Edhe qeveria e Izraelit kanë ofruar garanci. Vullneti pozitiv qëndron edhe tek Izraeli për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se njoftimi për gatishmërinë e shteteve të tjera të treta për garancion të mbrojtjes në liri duhet të shihet si nxitje nga institucionet e vendit për mbrojtjen e të arrestuarve në Hagë.

Në anën tjetër, Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara, në emisionin ‘Pressing’ ka thënë se ekziston baza ligjore që Kosova të ofrojë garancion për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK’së.

Gjatë ditës është bërë me dije nga deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Përlaskaj, se Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë do të zhvillojë vizitë të enjten në Prishtinë.

“Një raportim që kam kërkuar nga zyra e presidentit kroat, ende nuk është dhënë asnjë kumtesë zyrtare. Jam në bisedime me shefin e kabinetit të presidentit…Mundësia ekziston që Kroacia të jap një garancë të tillë, por nuk kemi asgjë zyrtare që Kroacia ka ofruar deri më tani…Besoj që Kroacia ka disponim dhe të enjten do të jem në Prishtinë në vizitë me Ministrin e Punëve të Jashtme”, ka deklaruar ajo në ‘Frontal’. /Gazeta Express/