Zemaj për diasporën: Ulet para internetit, atje është mbyllë, dhe e shanë qeverinë e kaluar - Gazeta Express
string(88) "zemaj-per-diasporen-ulet-para-internetit-atje-eshte-mbylle-dhe-e-shane-qeverine-e-kaluar"

Zemaj për diasporën: Ulet para internetit, atje është mbyllë, dhe e shanë qeverinë e kaluar

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 22:28

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për lehtësimin e masave anti-Covid nga qeveria e kaluar dhe kritikat që kishte marrë pas këtij vendimi.

Zemaj në Pressing të T7 tha se këto kundërshtime vinin nga ata që jetojnë jashtë vendit.

Lexo Edhe:

Tutje ai tha se ua kishte mundësuar bashkatdhetarëve të vinin në Kosovë për t’i vizituar familjet e tyre pas gati një viti sa ishin të mbyllur.

“A e di kush i kundërshton këto masa, kur thonë jo i liruat masat? Këta që po jetojnë jashtë vendit. Që në vendet e tyre ishin të izoluar, ju krijuam mundësi diasporës të vijë dhe t’i vizitoj familjet e tyre se pothuajse për një vit ishin të mbyllyr në vendet e tyre”, tha Zemaj.

“Tash ka deklarime të shumta nga ana e tyre, ju i liruat masat, ju punuat keq. Ulet atje para internetit, tërë ditën është mbyllë në vendin ku jeton, e shanë qeverinë e kaluar, i ka fituar ky hiptontizuesi i vetë dhe i duket gjithçka mbarë”, shtoi ai.

Zemaj për diasporën: Ulet para internetit, atje është mbyllë, dhe e shanë qeverinë e kaluar

Posted by Gazeta Express on Tuesday, April 20, 2021