Zbulohet data se kur do të botohet pjesa e 9 e librit “Outlander” - Gazeta Express
string(63) "zbulohet-data-se-kur-do-te-botohet-pjesa-e-9-e-librit-outlander"

Zbulohet data se kur do të botohet pjesa e 9 e librit “Outlander”

Arte

Gazeta Express

20/04/2021 0:45

Fansat e Outlander kanë pritur gjatë për serine e re të këtij libri

Autorja e Penguin Random House, Diana Gabaldon ka treguar se kur do të lansohet pjesa e nëntë e “Outlander”, e quajtur “Go Tell The Bees That I Am Gone”, duke treguar paksa nga ballina artistike e saj dhe tregimet që flasin për Britaninë dhe historinë e saj të errët.

Lexo Edhe:

Shumë gjëra ndodhin në shtëpinë e “Outlander” që nga lansimi i serisë së fundit të tij. Libri i tetë, që e shkroi Diana Gabaldom quhet ”Written In My Own Heart’s Blood”, shumë shpejt kishte bërë që të lansohet sezoni i parë nga Starz TV.

Këtë muaj, Diana, bashkë me botuesit e Shtëpisë së famshme Penguin Random House and Century, ka lajmëruar librin e radhës që titullohet “Go Tell The Bees That I Am Gone”, që sipas tyre do të lansohet më 23 nëntor 2021.

Ballina e librit tashmë është punuar dhe fansat mund ta shikojnë më poshtë.

Shumë turbullira, drithërima dhe ngjarje interesante pritet të ndodhin në roman, përfshirë bashkimin e Claire dhe Jamie Fraser me bijën e tyre, Brianna Fraser.

Ajo do t’i bashkohet burrit të saj, Roger MacKenzie dhe djalit të tyre Jem – të cilët kohëve të fundit ishin shpëtuar nga një kidnapim që kishte ndodhur në pjesën e tetë të romanit.

“E kaluara mund të duket si vendi më i sigurt për të jetuar…por është koha me e rrezikshme që të jemi gjallë”, shkruan pak a shumë në sinopsisin e libri, transmeton GazetaExpress.

“Jamie Fraser dhe Claire Randall ishin të thyer nga kryengritja Jakobine më 1943 dhe ju desh 20 vite për ta gjetur përsëri njëri-tjetrin. Tani, Revulucioni Amerikan kërcenon të njëjtën gjë. Është viti 1779 dhe Claire dhe Jamie kanë arritur që të bashkohen me vajzën e tyre, Brianna, burrin e saj Roger dhe fëmijën e tyre Frazer. Kështu plotësohet një ëndërr e Fraserve që të jetojnë të bashkuar, që më parë dukej e pamundshme”. /GazetaExpress/