Franca, Gjermania dhe SHBA paralajmërojnë Moskën se është përgjegjëse për shëndetin e Navalny - Gazeta Express
string(92) "franca-gjermania-dhe-shba-paralajmerojne-mosken-se-eshte-pergjegjese-per-shendetin-e-navalny"

Franca, Gjermania dhe SHBA paralajmërojnë Moskën se është përgjegjëse për shëndetin e Navalny

Lajme

Gazeta Express

19/04/2021 7:34

Franca, Gjermania dhe SHBA paralajmëruan Moskën se është përgjegjëse për shëndetin e Alexei Navalny.

Gjithashtu, këto shtete kanë paralajmëruar se Rusia mund të përballet me sanksione shtesë nëse shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny përkeqësohet më tej.

Lexo Edhe:

Dje mjekët personalë të Navalny dhanë alarmin mbi gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të opozitës.

Mjekët deklaruan se kreu i opozitës, tashmë i burgosur ka humbur 50 kg në më pak se tre javë, pasi hyri në grevë urie dhe rrezikon të shkojë në arrest kardiak.

Të dielën, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian i tha ‘France 3’ se situata ishte “jashtëzakonisht shqetësuese”, duke shtuar se ai besonte se BE mund të binte dakord për më shumë sanksione kundër Rusisë.

“Unë konsideroj se Rusia është përgjegjëse për shëndetin e z. Navalny,” tha ai. “Duhet të marrë përsipër këtë përgjegjësi dhe shpresoj të merren masa për të siguruar jo vetëm integritetin fizik të Z. Navalny por edhe lirimin e tij. Nuk ka asnjë arsye që ai të burgoset”, deklaroi më tej ministri.

Të dielën, në një intervistë me gazetën Bild, homologu i tij gjerman, Heiko Maas, gjithashtu tha se Berlini kishte “kërkuar urgjentisht” që Moska t’i siguronte Navalny “trajtim adekuat mjekësor”.

Ai shtoi se ministrat e jashtëm të BE do të diskutojnë çështjen gjatë takimit të tyre të ardhshëm të hënën.

Ndërkohë, Josep Borrell, diplomati i lartë i bllokut, tha se autoritetet ruse “duhet t’i japin atij [Navalny] akses të menjëhershëm tek profesionistët mjekësorë që u beson.”