Një çift kanë gjetur një gjarpër helmues brenda qeses së lakrës jeshile.
Gjarpri i rrallë, i njohur me emrin “Hoplocephalus bitorquatus” kishte mbetur në mesin e sallatës të cilën Alexander White dhe Amelie Neate e kishin blerë në një market në Sidnei.
“Po lëvizte dhe po nxirrte gjuhën jashtë”, tha White. “Ishte gjuha e tij përmes së cilës e kuptova se nuk ishte thjesht një krimb gjigant. Do të isha më i qetë me një krimb, të jem i sinqertë”.
Gjarpri ishte rreth 20cm i gjatë dhe dukej se po flinte i qetë në sallatën jeshile në raftet e ftohta të marketit, deri kur White e mori për ta dërguar në shtëpi, shkruan The Guardian.
Çifti thirrën shërbimin për shpëtimin e kafshëve të egra dhe u thanë se ai ishte ndër gjarpërinjtë më helmues dhe agresiv në Australi.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...