Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona - Gazeta Express
string(43) "aksident-ne-prishtine-lendohen-dy-persona-2"

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gazeta Express

08/04/2021 22:42

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku mes dy veturave që ka ndodhur sonte në Prishtinë, në rrugën “Bill Klinton”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar dy persona, që më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 21:30 në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha ajo.