Sllovakia ngre dyshime për Sputnik V, reagon Moska - Gazeta Express
string(49) "sllovakia-ngre-dyshime-per-sputnik-v-reagon-moska"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 17:29

Sllovakia ngre dyshime për Sputnik V, reagon Moska

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 17:29

Në Sllovaki, Sputnik ngre dyshime të mëdha midis ekspertëve. Instituti Kombëtar i Kontrollit të Barnave (Sukl) ka njoftuar se ka analizuar dozat e vaksinës ruse të mbërritura në vend dhe zbuloi se ato nuk do të kishin të njëjtat veti si substancat e përdorura në testet dhe në studimet e botuara në revistën mjekësore Lancet.

Qeveria sllovake, e cila hyri në krizë pikërisht për porosinë ruse të vaksinave, ende nuk ka vendosur nëse do të vaksinojë popullatën me këtë vaksinë.

Lexo Edhe:

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës, e cila e quan këtë një lajm të rremë dhe një fushatë dezinformimi dhe provokimi nga ana e Sllovakisë. Në llogarinë e Sputnik V në Tëitter thuhet se:

“Për fat të keq, kundërshtim me kontratën ekzistuese dhe në një akt sabotimi, Instituti Kombëtar i Kontrollit të Barnave (Sukl) i Sllovakisë ka testuar Sputnik V në një laborator që nuk është pjesë e rrjetit të laboratorëve zyrtarë të kontrollit të ilaçeve të BE (OMCL) edhe nëse këto ishin në dispozicion. Sukl ka nisur një fushatë dezinformimi kundër Sputnik dhe planifikon provokime të mëtejshme . Cilësia e Sputnik V është konfirmuar nga autoritetet rregullatore të 59 vendeve”, thuhet në postim.