Paris Saint Germain e ka mundur 3-2 Bayern Munichun midis “Allianz Arena”.
PSG-ja e ka fituar “finalen” e parë duke e mposhtur 3-2 Bayern Munichun midis “Allianz Arena”. Sfida e kthimit do të zhvillohet javën tjetër në “Parc des Princes”.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Kylian Mbappe me dy gola, derisa realizoi edhe Marquinhos.
Për Bayernin shënuan Thomas Muller dhe Choupo-Muting.
Kjo është fitore e madhe për PSG-në, pasi arriti t’i shënojë tre gola kampionit në shtëpin e tij dhe tani do ta ketë më lehtë në sfidën e kthimit në Paris.
PSG kërkon hakmarrje për atë humbje në finale të vitit të kaluar. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...