Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në kryeqytet duke protestuar ndaj masave që ka marrë Qeveria e Kosovës.
Në këtë aksion ka marrë pjesë aktivistë të PSD’së bashkë me kreun e organizatës politike, Dardan Molliqaj.
“Ajo që shprehim këtu është që ne nuk jemi kundër masave të qeverisë në tërësi. Por një nga masat që e kundërshtojnë është ora policore. Kjo masë ësht shabllon dhe jemi kundër”, ka thënë Molliqaj.
Në këtë aksion PSD e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, “Dr. Hipokriti”.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...