Akil Gjakova humb në gjysmëfinale, e kërkon medaljen përmes repesazhit - Gazeta Express
string(35) "edhe-akil-gjakova-mbetet-pa-medalje"

Akil Gjakova humb në gjysmëfinale, e kërkon medaljen përmes repesazhit

Sport

Gazeta Express

27/03/2021 12:26

Akil Gjakova ka humbur në gjysmëfinale, dhe medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit. Ai po lufton tani për të Bronztën.

Akili u mposht në gjysmëfinale nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir pas një pakujdesie të vogël dhe kështu, ai tani do ta kërkojë medaljen e Bronztë.

Lexo Edhe:

Akili rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, derisa në atë të dyta e ka mundur xhudistin, Keisei Nakano.

Në rrethin e tretë, Akil Gjakova e ka mposhtur me ippon malazesin, Marko Gusic, derisa në gjysmëfinale u kualifikua pasi e mundi armenin, Ferdinand Karapetian.

Megjithatë, nuk ishte dita e tij për të Artën apo Argjendtën, tani do të kërkojë medaljen e Bronztë.

Ai do të përballet me xhudistin vendas, Lasha Shavdatuashvili. /Gazeta Express/