Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton Gazeta Express.
45-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë artistë e qytetarë, duke shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
Ndërsa aktori gjakovar, Edi Kastrati, i cili kishte luajtur së bashku me të në serialin ‘O sa mirë’ ia ka kushtuar Luranit një postim mjaft prekës.
“Shpirtin bre ma këpute bre, zemra po me dhemb e forcë nuk kam, zot i madh mos na rëndo më teper se kaq, ishalla na ke ba hallall o Luran shoku, qofsh i parajses e u takofshim nê botën tjeter loqka jeme”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...