Këtë fundjavë po zhvillohet xhiroja e 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Dje u luajtën dy ndeshje mjaft interesante, kurse edhe dy të tjera derbi pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Express.
Lideri Ponte Prizreni do të sfidohet nga Rahoveci. Prizrenasit kanë grumbulluar 41 pikë, kurse Vreshtarët kanë dy pikë më pak, andaj pritet një duel shumë interesant.
Përballja e fundit, por shumë e rëndësishme është në mes Trepçës dhe Vëllaznimit. Mitrovicasit hyn në këtë duel pas fitores ndaj Yllit, kurse kuqezinjtë në duelin e fundit pësuan nga Bashkimi.
‘Xehetarët’ kanë grumbulluar 34 pikë dhe kanë treguar formë të lartë, sidomos në stinorin pranveror, ndërsa skuadra nga Gjakova renditet në vendin e fundit me 31.
E diel
17:00 Ponte Prizreni – Rahoveci
19:00 Trepça – Vëllaznimi
/Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...