Basketbollisti i LA Lakers, LeBron James u lëndua dje në ndeshjen ndaj Atlanta Hawks.
“King” James u lëndua pas një dueli dhe u detyrua të largohej nga ndeshja, shkruan Gazeta Express.
Pas ndeshjes, ishte vet LeBron James që reagoi në profilin e tij zyrtar në Twitter.
“Asgjë nuk më acaron sesa paaftësia që të ndihmoj skuadrën time. Jam i lënduar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Rruga e rikuperimit fillon tani. Do kthehem shpejt thuajse nuk u largova kurrë”, tha LeBron James.
Nothing angers and saddens me more than not being available to and for my teammates! I’m hurt inside and out right now. ??♂️. The road back from recovery begins now. Back soon like I never left. #ThekidfromAKRON??
— LeBron James (@KingJames) March 21, 2021
Los Angeles Lakers u mposht nga Atlanta Hawks me rezultat 99:94. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...