Pas këngës së saj të suksesshme “No Buggati” këngëtarja Bessa ka sjell edhe këngën e saj të dytë, me një stil më ndryshe dhe shumë më shumë ritmike
Bessa nuk e ka ndërmend të ndalet.
Këngëtarja që jeton në Zvicër por është nga Rahoveci sonte ka lansuar këngën e saj më të re, “Mos prek” një këngë kjo ritmike dhe tepër interesante.
Videoklipi i këngës është punuar nga Sach Production derisa kënga është një prodhim i Santos Production nga Zvicra.
Mix & Master të këngës e ka punuar Lex Barkey, i cili në karrierën e tij i ka punuar këngë edhe Loredanës.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Bessa derisa kënga është lansuar në kanalin e saj në youtube të menaxhuar nga Fole Publishing. /GazetaExpress/