Chelsea e pret Man Unitedin, me synim për t’i rritur shpresat për top katërshe - Gazeta Express
string(76) "chelsea-e-pret-man-unitedin-me-synim-per-ti-rritur-shpresat-per-top-katershe"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 16:35

Chelsea e pret Man Unitedin, me synim për t’i rritur shpresat për top katërshe

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 16:35

Chelsea do të kërkojë t’i rrisë shpresat për top katërshe në Premierligë, kur të takohen sonte me Manchester Unitedin në një ndeshje derbi të javës së 26-të të sezonit 2020/21.

Derbi i javës së 26-të në Premierligë do të zhvillohet në Stamford Bridge në orën 17:30, me Chelsean që synon ta ripërtërijë rivalitetin me Manchester Unitedin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas një periudhe të keqe kah fundi i qëndrimit të trajnerin Frank Lampard, të kaltrit e Londrës e kanë rimarrë veten nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Thomas Tuchel, duke mos humbur në nëntë ndeshje që prej se gjermani e mori drejtimin e skuadrës, shtatë prej të cilave i ka fituar.

Chelsea do të ngrihet në pozitën e katërt me një fitore eventuale sonte në Londër, pasi rivali i qytetit West Hami e mban atë pozitë me vetëm dy pikë më shumë.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një Unitedi që nuk e ka humbur asnjë ndeshje në udhëtim këtë sezon në ligë.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni në ligë, që u zhvillua në Old Trafford, Chelsea dhe Unitedi luajtën baras pa gola.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ngel 13 pikë larg rivalit dhe liderit Manchester City, ndërkohë që ndiqet nga Leicester City që ka pikë të barabarta (49) me të në pozitën e tretë.

Formacionet zyrtare:

Chelsea:

Manchester United: