Atalanta vazhdon serinë e fitoreve, teksa këtë herë mposhti në transfertë Sampdorian me shifrat 2-0.
Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga bergamaskët të cilët përpjekjet e tyre mundën t’i konkretizonin vetëm në minutën e 40-të, me Malinovskin që ia doli t’i jepte epërsinë të tijëve.
Pjesa e dytë ishte disi me ekuilibruar, por sërish diferencën arriti ta bënte skuadra e Gasperinit, teksa në të 70-ën Gosens dyfishoi shifrat duke vulosur kështu dhe fatet e kesaj sfide. P
ër Atalantën ky ishte suksesi i tretë radhazi në kampionat.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...