Këngëtari i dashur për publikun, Capital T, ka disa ditë që ndodhet larg Kosovës. Ai ka zgjedhur një ishull në Amerikën e Jugut që të bëjë disa ditë pushime, duke u larguar kështu nga dimri këtu.
Ai ka postuar shumë foto në profilin e tij në “Instagram”, ku zbulon pamje nga vendi luksoz ku po relaksohet.
Madje mëngjesin e sotëm, Capital T ndau me ndjekësit një video ku shfaqej pranë pishinës duke shijuar mëngjesin.
“Mëngjes Instagram”-i, shkruante këngëtari i njohur në postim, duke u referuar pamjeve të shumta të tilla që shohim në rrjetet sociale.
E teksa postimet kanë qenë të shumta nga këto pushime, fansat janë kuriozë të dinë se me kë ndodhet ai.
Në fakt në fotot apo videot e postuara në “Instagram”, Capital T shfaqet vetëm, por nuk dihet kë ka zgjedhur të marrë me pushime.