Pas Piperos edhe mjekët e infermierët e vaksinuar të Infektivit kanë patur simptoma të forta Covid-i - Gazeta Express
string(100) "pas-piperos-edhe-mjeket-e-infermieret-e-vaksinuar-te-infektivit-kane-patur-simptoma-te-forta-covid-i"

Pas Piperos edhe mjekët e infermierët e vaksinuar të Infektivit kanë patur simptoma të forta Covid-i

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2021 16:13

Vetëm dy javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus.

Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar apo tamponi ka rezultuar pozitiv për shkak të bërjes së vaksinës në 11 janar. Për të zbuluar këtë, Pipero do të bëjë një tjetër tampon brenda 72 orëve.

Lexo Edhe:

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit. Abcnews.al raporton se mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës.

Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius si edhe kollë.

Ky është një realitet i ri i krijuar në vend në lidhje me mjekët stafin mjekësor që ka bërë dozën e parë të koronavirusit. Tashmë duhet vërtetuar nëse Pipero dhe të tjerët kanë shfaqur simptoma për shkak të injektimit të vaksinës apo janë infektuar rishtazi me koronavirus.