Avdyli u “përzihet” medieve: Më temë u bë kërcënimi i Dakës sesa animi i saj politik - Gazeta Express
string(81) "avdyli-u-perzihet-medieve-me-teme-u-be-kercenimi-i-dakes-sesa-animi-i-saj-politik"

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 0:01

Avdyli u “përzihet” medieve: Më temë u bë kërcënimi i Dakës sesa animi i saj politik

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 0:01

Haxhi Avdyli, kandidat në Listën e Vetëvendosjes për deputet, njëherit edhe anëtar i iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, ka orientuar mediet në atë se çfarë duhet të trajtojnë ato.

Avdyli, me anë të ‘Twitter’-it, ka shkruar se mediet duhet të merreshin me, siç e quan ai, animin politik të kryetares së Këshillit Qëndror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Më temë e mediave u bë kinse kêrcënimi i V.Dakës se sa kërcënimi nga vetë ajo i demokracisë me cenim të Votës së lirë me animin saj politik”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të mos-certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë ku është edhe ish-deputeti i LDK’së Haxhiu.

Daka ka vlerësuar se ndihet e kërcënuar nga deklaratat e dhëna ditëve të fundit nga akterë të rëndësishëm të Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Express/