Altin Morina rikthehet të KB Rahoveci - Gazeta Express
string(37) "altin-morina-rikthehet-te-kb-rahoveci"

Altin Morina rikthehet të KB Rahoveci

Basketboll

Gazeta Express

22/01/2021 0:19

KB Rahoveci ka lajmëruar me anë të një lajmërimi në Facebook se ka rikthyer në skuadër basketobollistin e Kombëtares se Kosovës, Altin Morina

KB Rahoveci, të cilët janë tërhequr nga organizimi i Final 8 për shkak se akuzuan gjyqtarët e FBK-së për ndeshjen kundër Pejës, kanë treguar sonte po ashtu se kanë kthyer në skuadër Altin Morinën.

Lexo Edhe:

Në një status të gjatë të bërë në facebook dhe poetik ata kanë thënë që Morina kësaj radhe do të kthehet për të fituar trofe te vreshtarët. /GazetaExpress/

Postimi i KB Rahovecit:

Lamtumirat nuk ekzistojnë. Rrugët e jetës janë të ngatërruara aq bukur, saqë një ditë apo tjetrën, kryqëzohen prapë. ?

S’kishte si të ndodhte ndryshe. Aventurën e parë me ne e kishte filluar tri vite më parë. Barrierat e kohës na ndanë përkohësisht. U bashkuam sërish, për t’u ndarë për shkak të gjendjes së krijuar. ?

Dhe ja, po takohemi për herë të tretë e të vërtetë. Kurorëzim ky që nuk mund të zhbëhet pa trofe.

Altin Morina rikthehet aty ku e vlerësojnë e ku e duan. Ku e motivojnë e ku e mbështesin pavarësisht gjithçkaje. ?

Një rrugëtim i tillë i yni, nuk do të kishte vlerë pa të. ?

Mirë se u ktheve Altin, mirë se u ktheve në “Mizahir Isma”. ?

#KBRahoveci ?⚪ #Vreshtarët

Lamtumirat nuk ekzistojnë. Rrugët e jetës janë të ngatërruara aq bukur, saqë një ditë apo tjetrën, kryqëzohen prapë….

Posted by KB Rahoveci on Thursday, January 21, 2021