76-vjeçarja blen një pako me prezervativë duke menduar se është çaj - Gazeta Express
string(67) "76-vjecarja-blen-nje-pako-me-prezervative-duke-menduar-se-eshte-caj"

Fun

Gazeta Express

14/01/2021 9:17

76-vjeçarja blen një pako me prezervativë duke menduar se është çaj

Fun

Gazeta Express

14/01/2021 9:17

Pasi harroi syzet në shtëpi dhe shkoi për në market, një grua e moshuar bleu një pako prezervativë, në vend se të blinte një paketim çaji.

Rosemarie Riley, 76-vjeçare, si pasojë e mungesës së syzeve bleu në market një pako me 30 copë prezervativë të firmës ‘Durex’, transmeton lajmi.net.

Gafa e pensionuarës doli në pah pasi burri i saj, John Riley, 78-vjeçar, e qortoi atë.

Ngjarja më pas u postua në Facebook, duke u bërë virale dhe duke grumbulluar më shumë se 12 mijë pëlqime, reagime dhe komente.