Arben Gashi e lidh shkarkimin e Rashit Qalajt me çështjen e vizave - Gazeta Express
string(66) "arben-gashi-e-lidh-shkarkimin-e-rashit-qalajt-me-ceshtjen-e-vizave"

Arben Gashi e lidh shkarkimin e Rashit Qalajt me çështjen e vizave

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 21:49

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se gjatë takimit ballë për ballë me presidentin e Francës, Emanuel Macron është formuar ekipi i përbashkët për eliminimin e problemeve dhe shqetëzimeve të administratës franceze për liberalizimin e vizave.

E për këtë Gashi thotë se ekipet kanë ardhur në Kosovë dy herë dhe i kanë identifikuar problemet, e për të cilat tha se ndoshta është dashur të shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Lexo Edhe:

“Njëra prej shteteve bllokuese të liberalizimit të vizave për Kosovën është Franca, ky problem ka qenë në zgjidhje, se janë bërë ekipe të përbashkëta. Kanë ardh dy herë në Kosovë, e kanë vizitu Kosovën dhe i kanë identifiku dhe në proces të eliminimit të problemeve për të cilat është dashtë ndoshta mu shkarku drejtori i Policisë”, tha Gashi në emisionin Kallxo Pernime.

“Për 6 vjet kryeministër Hashim Thaçi asnjëherë nuk ka pasur takim ballë për ballë me presidentin e Francës, apo kancelaren gjermane”, shtoi Gashi. /Express/