Traylor, MVP i xhiros së 14-të - Gazeta Express
string(29) "traylor-mvp-i-xhiros-se-14-te"

Traylor, MVP i xhiros së 14-të

Basketboll

Gazeta Express

11/01/2021 11:52

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, apo e fundit për stinorin vjeshtor.

Derbin e xhiros e fitoi Rahoveci që mundi Golden Eagle Yllin 92:86, ku u dallua Isaiah Traylor, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Basketbollisti amerikan shënoi 32 pikë në këtë ndeshje, derisa kishte edhe dhjetë kërcime e dy asistime, me një indeks prej 28. Përveç lojës së mirë, ai u faulua edhe 12 herë në këtë përballje, derisa dëshmoi lojë të mirë në momentet vendimtare.

Rahoveci përfundoi stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, derisa njëri nga më meritorët është Isaiah Traylor.

Ndërkohë, top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë në këtë xhiro ishin: Demetris Morant (40) i Golden Eagle Yllit, Brandon Walters (36) i Pejës, Isaiah Traylor (28) i Rahovecit, Xavier Cannefax dhe Joshua Martin (26) të Ponte Prizrenit. /GazetaExpress/