Njeriu e zbuti qenin para 29 000 viteve - Gazeta Express
string(39) "njeriu-e-zbuti-qenin-para-29-000-viteve"

Mistere

Gazeta Express

07/01/2021 22:50

Njeriu e zbuti qenin para 29 000 viteve

Mistere

Gazeta Express

07/01/2021 22:50

Zbutja e qenve filloi 29 000 vite më parë kur paraardhësit tonë filluan që t’i ushqejnë ujqërit me mishin e mbetur gjatë dimrave të vështirë gjatë epokës së fundit të akullnajave, tregon studimi

Hapi i parë për zbutjen e qenve filloi nga paraardhësit tonë kur ata mishin e mbetur filluan t’ua japin ujqërve gjatë dimrave të ashpër në epokën e fundit të akullnajave, ka treguar një studim i fundit.

Gjatë kësaj kohe – diku para 14000 – 29000 viteve – mendohet që ujqërit dhe njerëzit ishin në konkurrencë të drejtpërdrejt për gjuajtjen e kafshëve sidomos drerit.

Kjo gjë bëri që ekspertët të zbulojnë pse njerëzit nuk i kanë vrarë ujqërit për të eliminuar garën, por në vend të kësaj ata filluan ushqimin e tyre duke vendosur një marrëdhënie të mirë me një kafshë të egër.

Duke analizuar kaloritë e marra nga mbetjet e mishit, hulumtuesit finlandez erdhën në konkludim që njerëzit gjuetar kishin lënë ushqim dhe e kishin ndarë me ujqërit, transmeton GazetaExpress.

Tepricat ua kishin lënë ujqërve e ku u nxit një shoqëri në mes të tyre, ka thënë ky grup hulumtuesish duke bërë që nga ujku të zhvillohet qeni – që është kafsha e parë e zbutur nga njeriu.

Në studimin e tyre, arkeologu Maria Lahtinen nga Autoriteti për Ushqim në Finlandë dhe kolegët e saj analizuan mishin të kafshët – siç është dreri, kali, kaprojtë dhe nuselalat – të cilat ishin pre e ujqërve dhe njerëzve në epokën e fundit të akullnajave.

Duke matur vlerat kalorike të proteinave dhe përbërësit yndyror të çdo mishi, skuadra ishte në gjendje që të vlerësonte përbërjen e vlerave të këtyre ushqimeve.

Nga këtu, hulumtuesit erdhën në përfundim që të gjitha pretë e tyre (me përjashtim të mamuthit Mustelid dhe nuselalave) kishin më shumë proteina sesa një njeri që i kishte konsumuar vetëm.

“Ne krahasuam dallimet në mes të kufizimeve dietike të ujqërve dhe njerëzve dhe njerëzve që zbuten qenin nga bota e erës në epokën që njihet si Pleistocene e vonë”, shkruajnë studiuesit në hulumtimin e tyre.

“Proteinat e tepërta ulin konkurrencën dietike dhe kjo rrit simetrin e ekzistencës së përbashkët – ku të dy speciet kanë bashkëjetuar në të njëjtën kohë”, vazhdon studimi.

“Kjo mund të konsiderohet si një shtysë e mjaftueshme që ujqërit të bëhen ‘shoku më i mirë i njeriut’”.

Studimi i plotë do të publikohet në revistën e njohur shkencore “Scientific Reports”. /GazetaExpress/