Bënin sërf në det, dy persona rrezikojnë mbytjen. U vjen në ndihmë policia - Gazeta Express
string(72) "benin-serf-ne-det-dy-persona-rrezikojne-mbytjen-u-vjen-ne-ndihme-policia"

Shqiperi

Gazeta Express

03/01/2021 17:52

Bënin sërf në det, dy persona rrezikojnë mbytjen. U vjen në ndihmë policia

Shqiperi

Gazeta Express

03/01/2021 17:52

Mësohet se dy persona janë në rrezik për jetën, pasi po bënin sërf dhe kanë mbetur në mes të detit, pas një aventure ditën e sotme.

Sërfistet jane 1 km në brendësi të detit.

Policia me mjete lundruese po shkon drejt tyre per t’i shpëtuar.

Rrjedha e fortë i ka çuar drejt grykëderdhjes së lumit Seman.

Burimet bëjnë me dije se vëllezërit S.S, 38 vjeç dhe E.S, 28 vjeç janë shpëtuar nga policia dhe janë nisur në spitalin e Fierit dhe janë mirë nga ana shëndetësore.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.

Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore

Advertisement
Advertisement
Advertisement